Dafina Zeqiri sjell së shpejti albumin me titull “Dafinë moj”

  • E.K /
  • 29 January 2021 - 08:35
Dafina Zeqiri sjell së shpejti albumin me titull “Dafinë moj”

Këngëtarja e famshme kosovare, Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar së fundmi albumin e saj më të ri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dafina ka bërë të ditur se albumi do të titullohet, “Dafinë moj”.

Ndër këngët e albumit, do të jenë edhe hitet e saj më të fundit: “Milion dollar”, “Zili, zili” dhe bashkëpunimi i saj me këngëtarin Yll Limani i titulluar, “Mos shko”.

(Kosova Sot Online)