Demi Moore nuk njihet më pas operacioneve plastike, fansat i kthehen kundër

  • G.G /
  • 29 January 2021 - 11:06
Demi Moore nuk njihet më pas operacioneve plastike, fansat i kthehen kundër

Pamja e fundit e Demi Moore ka lënë pa fjalë të gjithë fansat e saj.

Aktorja ishte e ftuar në pasarelat e shtëpisë së modës “Fendi”, në Paris, ashtu si edhe shumë modele të famshme e yje të Hollywood-it, të cilët prezantuan koleksionin e ri të firmës së njohur.

Mirëpo, kur 58-vjeçarja nisi të sfilonte, të gjithë po pyesnin veten se kush ishte ajo, sipas “The Sun”.

Fansat e saj janë të bindur se ka bërë ndërhyrje në fytyrë pasi duket si një njeri tjetër.

Komentet negative ishin të shumta, si: “Çfarë i bëri fytyrës së saj?”; “Nuk duket fare si Demi Moore!”; “Sa keq! Uroj që gratë ta lejojnë veten të plaken me hijeshi!”.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja shfaqet ndryshe në publik.

Për shkak të lidhjes afatgjatë me Aston Kutcher, i cili është 20 vite më i ri, bëri që ajo të kërkonte rininë e përjetshme, në mënyrë që të ecte paralel me të dashurin e saj gati adoleshent.

(Kosova Sot Online)