Bombat njëra pas tjetrës! Projekti i dytë i Anxhelina Hadërgjonajt s’duhet humbur!

  • G.G /
  • 29 January 2021 - 14:32
Bombat njëra pas tjetrës! Projekti i dytë i Anxhelina Hadërgjonajt s’duhet humbur!

Pas rikthimit të saj në muzikë me këngën “Precious”, Anxhelina paralajmëroi se nuk do të ndalej më. Këngëtarja e njohur zbuloi para disa ditësh se kishte gati disa këngë, por nuk dinte cilën prej tyre të publikonte të parën.

Në fakt, ajo kishte paralajmëruar se po përgatiste një projekt të ri, i cili ishte në përfundim e sipër.

S’na e mori mendja, por “No drama” përfundoi më shpejt se ç’e prisnim dhe tashmë është lançuar!

“Shpresoj ta dashuroni po aq sa unë!”- shkruan Anxhelina krahas postimit ku njofton këngën e re.

Kujtojmë se kënga “Precious” pati një impakt shumë pozitiv dhe Anxhelina mori edhe mbështetjen e Kim Kardashian. Kjo e fundit publikoi këngën e artistes shqiptare në Instagram-in e saj dhe shkroi: “Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”.

Sigurisht që kjo gjë ishte diçka e madhe për Anxhelinën, ndaj ajo e falenderoi disa herë publikisht Kim-in.

“Wow! Shumë faleminderit Kim Kardashian! Nuk e ke idenë se sa shumë do të thotë mbështetja jote për mua. Kam punuar për këtë këngë shumë gjatë. Kjo është përtej! Faleminderit

Mbretëresha e botës! Faleminderit! Zemra ime është shumë e mbushur tani! Jam më shumë se mirënjohëse! Gjithë gjërat e mrekullueshme që ti po bën me reformën e burgjeve dhe të qenurit kaq modeste me gjithçka që ke bërë asnjëherë nuk kalon pa vëmendje! Nga ajo çfarë unë kam parë me syrin e publikut dhe ato që Ariel më ka treguar për ty, ti ke një zemër shumë të bukur! Pa dyshim po lë pas një trashëgimi të mrekullueshme! Dhe si grua vetë jam shumë e lumtur të shikojë se si gratë si ty mbështesin gratë si unë! Faleminderit pafundësisht!”, shkroi Anxhelina.

(Kosova Sot Online)