Vjen në jetë Lana! Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë!

  • G.G /
  • 29 January 2021 - 15:59
Vjen në jetë Lana! Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë!

Këngëtarja e njohur Gjira Kajtazi ka mirëpritur sot në jetë fëmijën e saj të dytë! Gjira është bërë nënë e një vajze, ndërsa lajmin e bukur e ka dhënë vetë në rrjete sociale.

Ajo ka ndarë një foto të dorës së bebushes, duke zbuluar gjithashtu edhe emrin e saj.

“Përshëndetje botë! Kjo është super vajza ime, Lana Ibrahimaj. 29.01.2021, 10:40, 49 cm, 3,5 gr :-)”- ka shkruar Gjira.

Në muajin prill të vitit 219, Gjira Kajtazi u bë nënë e një vogëlushi të cilin bashkë me partnerin e saj vendosën ta quajnë Maël.

Më herët, teksa ka ndarë në rrjete sociale një eko të së bijës, ajo i ka bërë një premtim publik që para se ta sillte në jetë.

Gjira ka premtuar se nuk do të sillet kurrë si një nënë tipike, për të mos e vënë vajzën në siklet para shoqërisë që do të ketë.

“Kjo më duket kaq e pavërtetë. Mezi pres të takoj vajzën time të vogël. Shpresoj se do të jemi shoqe të ngushta dhe nuk do të ndihesh e turpëruar nga unë para miqve të tu, sepse unë nuk do të sillem kurrë si një ‘nënë tipike’ …. por të lutem mos sill djem në shtëpi .. babi do të na vrasë …”, ka shkruar Gjira.

Lum e vogla për mamanë e saj!

(Kosova Sot Online)