Rita Ora i ofroi restorantit 5 mijë paund për të festuar 30-vjetorin

  • A.P /
  • 29 January 2021 - 18:57
Rita Ora i ofroi restorantit 5 mijë paund për të festuar 30-vjetorin

Rita Ora dyshohet se i ka ofruar restorantit Casa Cruz një shumë prej 5 mijë paundësh për organizimin e festës së 30-vjetorit të lindjes. Një seancë u zhvillua të enjten me nën-komitetin e licensimit të këshillit Kensington dhe Chelsea nëse licenca e restorantit duhet të hiqet.

Scottie Bhattarai, një ish-menaxher në Casa Cruz, i cili që nga ajo kohë është pushuar nga restoranti pohoi në seancën dëgjimore se përfaqësuesit e Ritës u kishin ofruar atyre 5000 £ për të ‘lehtësuar ngjarjen’.  Mediat e huaja shkruajnë se Bhattarai është shprehur se vetëm 7 persona pritej të mbërrinin por në fakt u paraqitën 20.

Pas skandalit, Artistja shqiptare pagoi një gjobë prej 10 mijë paundësh, ndërsa kërkoi dhe falje publike duke thënë se ishte diçka e momentit dhe se ka qenë gabim duke patur parasysh situatën e rëndë nga Covid-19. Ajo mori gjithashtu dhe ‘çmimin’ për sjelljen më të keqe të vitit. Eksperti William Hanson thoshte me ironi se Rita nuk është vetëm një këngëtare por dhe një “mikrobiologe shumë e kualifikuar, e specializuar në viruse”.

(Kosova Sot Online)