“Njerëzit s’më shikonin dy herë”- Bëri ndryshim drastik peshë, aktorja: Më trajtojnë ndryshe

  • G.G /
  • 30 January 2021 - 11:57
“Njerëzit s’më shikonin dy herë”- Bëri ndryshim drastik peshë, aktorja: Më trajtojnë ndryshe

Aktorja e famshme, Rebel Wilson ka pësuar ndryshim drastik në peshë gjatë vitit të kaluar.

Por dobësimi nuk ka ndikuar tek aktorja, megjithatë ka ndryshuar mënyrën sesi njerëzit e trajtojnë atë.

“Më pëlqen të mendoj që dukem mirë në të gjitha format, dhe gjithmonë kam pas vetëbesim. Nuk është që më përpara nuk kisha vetëbesim, dhe tani kam super vetëbesim. Mendoj se vërtet interesante për mua është mënyra sesi të tjerët të trajtojnë. Ndonjëherë kur isha më e shëndoshë, njerëzit nuk më shikonin dy herë,”- rrëfeu aktorja për “The Morning Crew with Hughesy”.

40-vjeçarja humbi rreth 30 kg nga pesha e saj vitin e kaluar, por Wilson theksoi se kjo nuk kishte të bënte me numrin e peshës, por me të qenurit e shëndetshme.

“Tani që kam forma të mira trupore, njerëzit janë të gatshëm të më mbajnë ushqime deri tek makina ose të më hapin derën,”- shtoi ajo. “Njerëzi i kushtojnë kaq shumë vëmendje transformimit të trupit pas humbjes së peshës, kur ka kaq shumë gjëra në botë.”

Rebel e konsideroi 2020-ën si “vitin e saj të shëndetit” dhe punoi shumë për tu dobësuar, duke konsumuar dieta të shëndetshme dhe ushtruar fitness.

(Kosova Sot Online)