Foto më e rrallë nga fëmijëria e Kidës: Këngëtarja i uron ditëlindjen mashkullit të jetës së saj!

  • G.G /
  • 30 janar 2021 - 14:20
Foto më e rrallë nga fëmijëria e Kidës: Këngëtarja i uron ditëlindjen mashkullit të jetës së saj!

Kida është sot një ndër emrat më të njohur të muzikës në Shqipëri, e cila ka bërë hite që i kemi mësuar përmendësh!

“Drunk”, “Edhe sa”, “Moti”, “Bileta” etj, të gjithë mbajnë emrin e këngëtares, cila numëron 1.7 milion ndjekës në Instagram.

Sot të gjithë e njohim, por si dukej Kida para famës? Jeni kuriozë ta shihni?

Vetë këngëtarja ka ndarë në InstaStory një foto të rrallë nga fëmijëria e saj, teksa i ka uruar ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm të jetës, të atit.

Kida shfaqet në moshë shumë të vogël në foton e publikuar, me flokët deri tek supet, teksa buzëqesh pranë mashkullit të jetës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen njeriut më të mrekullueshëm në botë! Miku im më i mirë, mbrojtësi im.”- shkruan këngëtarja.

Në muajin dhjetor, Kida festoi 23-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast u mbush me dhurata të shumta. Ajo mori disa buqeta me lule e po ashtu edhe pako të tjera, të cilat këngëtarja nuk i zbuloi. Gjithashtu ajo mblodhi në shtëpinë e saj mikeshat më të ngushta për të pritur në orën 00:00 ditëlindjen e saj.

Për sa i përket pjesës profesionale, kujtojmë se Kida publikoi para pak ditësh një këngë të re me titullin “Drunk” që erdhi në formën e një balade dashurie.

(Kosova Sot Online)