Me kolegët e ka! Kujt t’i djegë le ta mbajë këtë thumb të Ronela Hajatit!

  • G.G /
  • 01 February 2021 - 10:40
Me kolegët e ka! Kujt t’i djegë le ta mbajë këtë thumb të Ronela Hajatit!

Nuk e dimë me kë e ka saktësisht, por Ronela Hajati sapo hodhi një thumb (shumë të vërtetë) në rrjete sociale.

Me siguri e keni vënë re edhe ju që kur paralajmërohet me të madhe një bashkëpunim apo projekt solo që “do të bëjë namin”, në fakt del diçka që nuk i përmbush pritshmëritë tona.

Këtë e ka shprehur edhe vetë Ronela në një postim në InstaStory, ku thumbon kolegët në muzikë, pa dhënë më shumë detaje.

“A më duket vetëm mua, apo të gjitha projektet “gjigante” apo bashkëpunimet që mezor i presin të gjithë, rezultojnë këngët dhe materialet më të zakonshme ever? Hmm”- shkruan ajo, duke na bërë kuriozë të dimë me kë e ka.

Në postimet e saj në InstaStory, këngëtarja ka treguar më herët se i ka gati këngët e saj të reja për këtë vit, ndërsa na ka dhënë edhe detaje për këngën e parë që do të publikojë.

Projekti i saj i ri do të titullohet “Rron”, siç shkruan ajo në InstaStory dhe mezi po presim ta dëgjojmë!

Më herët, Ronela ka treguar se kënga e parë do të lançohet më 15 mars, pa dhënë më tepër detaje dhe ne jemi të gjithë sy e veshë!

Gjithashtu, këngëtarja ka bërë me dije se 4 këngë i ka gati, ndërsa 3 të tjera janë duke u punuar. Madje, me humor ajo është shprehur se do të publikojë aq shumë këngë, sa do të na bëhet si “pullë poste”, ndërsa ne mezi po presim të na bëhet e tillë!

(Kosova Sot Online)