Motrat Kardashian-Jenner shkelin rregullat dhe arratisen në vendin magjik

  • G.G /
  • 01 February 2021 - 15:54
Motrat Kardashian-Jenner shkelin rregullat dhe arratisen në vendin magjik

Familja Kardashian-Jenner theu rregullat e pandemisë Covid-19 për hir të një arratisjeje në ishull. Arsyeja? Ditëlindja e Stormit. Për plot tre netë, ata qëndruan në një vilë private në ishujt Turks dhe Caicos duke lënë kështu pas, situatën e zymtë që paraqet Los Angeles-i.

Nënë e bijë u shoqëruan nga Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian, Dream Kardashian, True Thompson, Penelope Disick, North West dhe Chicago West.

“Ishte një udhëtim vajzash për të festuar ditën e lindjes së Stormit, në një nga vendet e tyre të preferuara. Qëndruan në të njëjtën vilë ku kanë qenë edhe më parë”, rrëfeu një burim për “E!News”.

Kalifornia, vendi ku jetojnë të gjitha motrat, bën thirrje për anulim të çdo udhëtimi, duke u kërkuar banorëve që të mos largohen më shumë se 190 km nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin udhëtimet jo thelbësore. Shteti ka regjistruar 3.31 milionë raste gjatë pandemisë si dhe 40,908 viktima, teksa ende shumë njerëz janë në pritje të bërjes së testit.

Nga ana tjetër ishujt janë të hapur për turistët, në rast se këta të fundit paraqesin një test negativ Covid-i. Fotografitë nga udhëtimi magjik kanë pushtuar llogaritë e motrave Jenner-Kardashian në Instagram, të cilat nuk u përpoqën aspak për ta mbajtur të fshehur.

(Kosova Sot Online)