Lexoni edhe:
Oriola pozon vetëm në të brendshme në makinën luksoze
Shtëpia e ankandave Christie’s ka njoftuar se ylli i Hollivudit, Angelina Jolie ka nxjerr në ankand një pikturë të bërë nga Winston Churchill për Franklin D.Roosevelt në 1943.
Piktura e cila i përket koleksionit familjar të Jolie, quhet ‘Kulla e xhamisë Koutoubia’ dhe ishte e vetmja vepër arti e krijuar nga Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Oriola pozon vetëm në të brendshme në makinën luksozeLexoni edhe:
Çmimi i itj fillestar ëshët 2.1 milion dollar por përfaqësuesi i shtëpisë së ankandit është shprehur se vlera e tij mund të rritet në 3.4 milion dollarë.
Një burim i cili ka folur për PageSix zbuloi se aktorja e bleu këtë pikturë në vitin 2011.
Kryeministri Britanik krijoi veprën e artit në Marrakesh pas Konferencës së Casablanca në Janar 1943 .
Winston Churchill kishte ftuar Franklin D. Roosevelt , një ditë pas konferencës, për të shijuar me pamje të qytetit dhe perëndimit të diellit.
Pamja i bëri shumë përshtypje Roosevelt-it, sa Churchill pikturoi skenën si një memorial për presidentin.
Padyshim që kjo pikturë është më e mira e Winston Churchill për faktin se ajo theksoi rëndësinë e miqësisë midis dy udhëheqësve.
(Kosova Sot Online)