Loredana dhe Mozzik mund të na sjellin surprizën më të bukur për Shën Valentin!

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 17:01
Loredana dhe Mozzik mund të na sjellin surprizën më të bukur për Shën Valentin!

Mozzik dhe Loredana janë dyshja më e komentuar e momentit për shkak se përfliten ende për ribashkimin e tyre. Reperi e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë, ama faktet tregojnë të kundërtën. Së fundmi dyshja nisën të ndiqeshin sërish në Instagram, jo në profilet e tyre, por diku tjetër. Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të ka filluar të ndjekë Mozzik. Madje në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik.

Ata kanë nisur t’i bëjnë herë pas here komente njëri-tjetrit në rrjete sociale, madje edhe sot janë bashkë dhe na treguan prova për këtë!

Mozzik dhe Loredana janë shfaqur sot në të njëjtën studio muzikore, teksa kanë punuar të dy për një projekt që me shumë mundësi do të jetë i përbashkët!

(Kosova Sot Online)