Shefe kuzhine në çdo situatë, njësoj si Afërdita në javët e fundit të shtatzënisë

  • G.G /
  • 03 February 2021 - 10:22
Shefe kuzhine në çdo situatë, njësoj si Afërdita në javët e fundit të shtatzënisë

Edhe pse është në javët e fundit të shtatzënisë, kjo nuk e pengon aspak Afërditën të jetë në krye të kushinës me gatimet e saj. Siç duket Jakub i beson vetëm dorës së saj dhe këtë na e ka zbuluar vetë këngëtarja.

“Shefja e kushinës në çdo situatë”, ka shkruar Jakub krah fotos ku shihet Afërdita e cila i është përveshur punës në kuzhinë.

Jakub duhet të jetë djalë me shumë fat, sepse zakonisht vajzat kur janë në muajt e fundit të pritjes së ëmbël pozicionohen rehat rehat tek divani për ta shijuar çdo gjë nga aty. Megjithatë Afërdita jo vetëm që nuk e bën këtë, por ka treguar se ka vazhduar edhe stërvitjen e saj rregullisht, fakt që i ka habitur shumë ndjekësit e saj.

(Kosova Sot Online)