Jeni kurioz të dini çfarë mban në çantë Angelina Jolie?

  • G.G /
  • 03 February 2021 - 11:14
Jeni kurioz të dini çfarë mban në çantë Angelina Jolie?

Angelina Jolie do të jetë në kopertinën e Vogue British të muajit mars që online del nga 5 shkurti.

Sipas disa njoftimeve të shkurtra, Angelina ka hapur derën e shtëpisë dhe të zemrës. Kamerat kanë shëtitur në shtëpinë e saj, në oborr dhe deri brenda çantës.

Një video është postuar tashmë, në të cilën Angelina zbulon ç`ka në çantën e saj.

“Përshëndetje British Vogue, jam Angelina dhe ja çfarë kam në çantën time. Ndonjëherë kam nga ata çantat e mëdha tipike të mamave dhe në të mund të ketë gjithçka. ‘Mami më mbaj pak telefonin. Mami a mund ta mbash këtë? Më duhet kjo. Merr dhe këtë’, thonë fëmijët dhe unë zakonisht marr ndonjë gjë të vogël për të ngrënë, telefona, libra, bluze, gjithçka që mund t`ju shkojë në mendje, por ja çfarë mbetet nga gjërat e mia”, thotë Angelina për Vogeu që nxjerr më pas syzet e saj të diellit me xhama pasqyrë.

Më pas nxjerr parfumin, lapsat e syve dhe çokollatë, jo për fëmijët, për vete.

https://www.youtube.com/watch?v=UF4_Wq4EDp4&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)