Sot është vajza e ditëlindjes! Elvana Gjata merr urimin më të bukur nga gjysma e saj më e mirë

  • G.G /
  • 03 February 2021 - 15:03
Sot është vajza e ditëlindjes! Elvana Gjata merr urimin më të bukur nga gjysma e saj më e mirë

Nëse përmendim emrin Elvana Gjata nuk besojmë se ka ndonjë që nuk e njeh brenda trojeve shqiptare. Elvana është rritur në skenë dhe pa pikë dyshimi mund ta themi se është një nga artistet më të mira të gjitha kohërave në Shqipëri. Sot ajo është vajza e ditëlindjes dhe gjejeni pak se sa vjeçe mbush?

Elvana ka lindur në 3 shkurt 1987 dhe sot feston 34-vjetorin e lindjes. Pavarësisht se vitet kalojnë ajo vazhdon të mbetet po e njëjta vajzë e bukur dhe plot energji pozitive. Në këtë ditë speciale, Elvana duhet të ketë marrë mesazhe të shumta urimi dhe lule shumëngjyrëshe si dhuratë. Këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtarja përmes një videoje të shkurtër në rrjete sociale.

Mirëpo mes mesazheve të urimit ne do të veçonim atë të gjysmës së saj më të mirë, Jonida Vokshit. Kjo e fundit ka postuar në Instagram një foto me Elvanën dhe ka bërë një urim të shkurtër por shumë domethënës.

“Të kam të shtrenjtë të shpirtit! Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Jonida përkrah fotos me këngëtaren.

Dy vajzat e famshme prej vitesh ruajnë një miqësi shumë të pastër me njëra-tjetrën dhe asgjë nuk ka mundur ta lëkundë lidhjen e fortë të tyre. Ndaj edhe urimin e Jonidës e veçuam, sepse nuk kishte fjalë të thëna më bukur se kaq se një mike shpirti.

(Kosova Sot Online)