
Gjurmë tradhtie? Alex përflitet sërish! Çfarë ndodhi mes tij dhe Madison LeCroy-t

Sipas zërave më të fundit përflitet se Madison LeCroy, pjesë e reality-t “Southern Charm” është përfshirë në një histori dashurie me Alex Rodriguez-in. Po, të fejuarin e Jennifer Lopez-it! Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzuar nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball , e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez.
E gjitha kjo solli reagimin e Madison-it, e cila shprehet se ata të dy kanë komunikuar përmes celularit, por asnjëherë nuk ka patur kontakt fizik mes tyre.
“Alex asnjëherë nuk e ka takuar atë”, shprehet një person i afërt me sportistin, për “People”.
Nga ana tjetër, në një intervistë për “Page Sx”, LeCroy thotë se ka biseduar përmes celularit me Alex-in, në telefonata që ajo i cilëson “të pafajshme”, por kurrë nuk janë takuar dhe kurrë nuk ka patur diçka fizike.
“Është thjesht një i njohur”, shtoi ajo.
Po kështu, sqaroi se Rodriguez në asnjë moment nuk e ka tradhtuar të fejuarën e tij me të. Të paktën fizikisht jo!
“E gjitha kjo ka ndodhur një vit më parë, por po përflitet tani”, sqaroi Madison .
Kjo nuk është hera e parë që Alex akuzohet për tradhti. Një ditë pasi ai dhe Jennifer shpallën fejesën në vitin 2019, bejsbollistin Jose Canseco deklaroi se Alex e tradhton Jennifer-in me ish-gruan e tij.
“Ajo nuk e di që ai e tradhton me ish-bashkëshorten time, Jessica-n. E shkreta vajzë, nuk e ka idenë se kush është ai”, shkroi asokohe Canseco në Twitter.
(Kosova Sot Online)