I dhanë fund?! Merr rrobat dhe 500 palët e atleteve! Kanye largohet nga shtëpia?

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 10:09
I dhanë fund?! Merr rrobat dhe 500 palët e atleteve! Kanye largohet nga shtëpia?

Zërat për një divorc të mundshëm mes Kim Kardashian dhe Kanye West vijojnë të fitojnë terren. Ndërkohë që admiruesit e tyre shpresojnë që e gjitha kjo të mos jetë gjë tjetër veçse një lajm i rremë, dikush tha për “People” se ata nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe se gjithsecili po jeton jetën e tij, në rrugë të ndara.

Po kështu, një artikull në “Page Six” shkruan se reperi 43-vjeçar ka marrë ndër të tjera edhe 500 palët e atleteve që mbante më herët në shtëpinë ku jetonin të gjithë bashkë.

“Nuk kanë aspak kontakt. Jetojnë tanimë në vende të ndyshme”, u shpreh burimi, duke zbuluar kështu se teksa Kim pushonte së fundmi në ishull, West ishte tepër i zënë me paketimin e gjërave të tij.

Më tej thuhet se jo të gjitha sendet personale të Kanye-s janë hequr nga shtëpia, por koleksioni i atleteve ishte tepër i veçatë për të, ndaj dëshironte ta merrte menjeherë me vete. Prej javësh përflitet se dyshja i është nënshtruar procedurave të divorcit. Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 në Itali dhe janë prindër të vajzave North 7, Chicago 3 si dhe djemve Saint 5 dhe Psalm 1.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat rozë, ata u përpoqen të ndiqnin seanca të këshillimit martesor, por asgjë nuk funksionoi. Kështu, Kim është e vendosur dhe në paqë me zgjedhjen për t’i rritur e vetme fëmijët.

(Kosova Sot Online)