Shkëndije Mujaj heqë dorë nga fotot provokuese dhe mbulohet me shami

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 14:46
Shkëndije Mujaj heqë dorë nga fotot provokuese dhe mbulohet me shami

Këngëtarja kosovare, Shkëndije Mujaj ka marrë vendimin për të hequr dorë përfundimisht nga pozat provokuese dhe për t’iu përkushtuar Zotit duke u mbuluar me hixhab.

Ditën e sotme në një videomesazh në “Abc-në e mëngjesit”, Shkëndija u shpreh se ka qenë një zgjedhje e saj dhe se ndihet e lumtur për vendimin që ka marrë.

“Nuk dua ta përmend jetesën që kam bërë përpara, tashmë i përkas diçkaje tjetër, jam tek besimi që kam në Zot. Dhe pse nuk kam shumë eksperiencë në këtë drejtim, për mua ka qenë një zgjedhje e lirë. Nuk kam si të flas unë për mbulesën dhe të mos flas për besimin se është diçka e kotë.Pas kësaj mbulese fshihet një besim dhe dashuri ndaj ndihem mirë. Për fat të mirë jetoj në një shtet ku nuk jam ndjerë asnjë sekondë e paragjykuar. Unë nuk e kam parë këtë eksperiencë negative. Sa i përket shoqërisë kam patur shumë komplimente, me të vërtetë jam shumë e lumtur dhe ndihem e privilegjuar”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)