Rita Ora blen rezidencë luksoze tetë milionë funtesh në Londrën Veriore(FOTO)

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 15:37
Rita Ora blen rezidencë luksoze tetë milionë funtesh në Londrën Veriore(FOTO)

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është njoftuar së fundmi se ka shpenzuar tetë milionë funte për blerjen e një rezidence në Londrën Veriore.

Këngëtarja dhe modelja, 30 vjeçare, ka blerë shtëpinë me gjashtë dhoma gjumi, pak pas thyerjes së rregullave në Mbretërinë e Bashkuar me organizimin e një feste për ditëlindje.

Rita  e cila është aktualisht në Australi thuhet se e ka bërë blerjen me ndihmën e një kredie nga banka e Queen’s Coutts & Co, e cila ofron shërbime bankare për individët që kanë vlerë të lartë neto.

Lajmi për blerjen e re vjen pas fshirjes së të gjitha fotografive të yllit në llogarinë e saj personale, Instagram, duke shkaktuar spekulime se është duke publikuar një këngë të re, teksa burimet pranë MailOnline theksuan se ajo dëshiron të bëjë ‘një fillim të ri’.

Babai i këngëtares shqiptare, Besnik Sahatçiu, raportohet se ka qenë dëshmitar i dokumenteve që u nënshkruan të premten, të paraqitura nga agjencia “Companies House”.

Ndërkohë thuhet se shtëpia aktuale e Ritës në Londrën Perëndimore është në shitje dhe nëse do të ndodhë një gjë e tillë do ketë përfitime të mëdha.

Meqenëse ishte vazhdimisht nën kritika për shkeljen e rregullave të COVID-19, burimet pranë MailOnline gjithashtu shtuan se ajo po shpreson për ‘një fillim të ri’, pak ditë pasi humbi 200 mijë ndjekës për shkak të veprimit të bërë në dhjetor.

(Kosova Sot Online)