Cristiano Ronaldo feston ditëlindjen, Georgina e uron me fjalët e ëmbla

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 13:58
Cristiano Ronaldo feston ditëlindjen, Georgina e uron me fjalët e ëmbla

Ylli i futbollit Crisyino Ronaldo feston sot 36-vjetorin e tij, dhe sigurisht nuk mund të mungonte një urim nga gjysma e tij më e mirë, Georgina.

Për urimin, Georgina zgjodhi disa momente të fotografuara nga udhëtimi i tyre dimëror në Itali krahas të cilave shkroi: "Ditë të lumtur, jetë të lumtur dashuria ime! Zoti vazhdoftë të sjellë kaq shumë dashuri, shëndet dhe bekime në jetën tonë"

Kujtojmë, se pak ditë më parë, u tha se Ronaldo është gjobitur pasi ka thyer rregullat anti-covid duke udhëtuar në disa zona të Italisë.

(Kosova Sot Online)