Adriana Matoshi feston 41-vjetorin, partneri i saj i bën dedikimin më të veçantë

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 15:05
Adriana Matoshi feston 41-vjetorin, partneri i saj i bën dedikimin më të veçantë

Adriana Matoshi feston sot 41-vjetorin e lindjes. Aktorja e njohur, që kandidon tashmë si deputete e partisë Vetëvendosje ka marrë qindra mesazhe urimi në këtë ditë speciale. Por sigurisht dedikimi më i veçantë ishte ai i partnerit të saj, Keith Groeneveld.

Ky i fundit ka ndarë në Instagram disa nga momentet më të bukura me partneren e tij. Një pjesë të fotove ata të dy i kanë publikuar më herët në rrjete sociale pasi e bënë lidhjen publike, ndërsa të tjerat nuk i kishim parë kurrë më herët.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Keith përkrah videos së veçantë.

Lidhja mes Adrianës dhe Keith është përfolur shumë gjatë për shkak të diferencës së tyre të madhe në moshë. Futbollisti është 19 vite më i ri se aktorja, diçka që vërteton se dashuria nuk njeh moshë. Megjithatë kritikat ndaj tyre nuk kanë munguar, edhe pse Adriana nuk është prekur aspak prej tyre e ka vazhduar të shfaqë hapur dashurinë e saj për Keith dhe e anasjellta.

E ftuar disa javë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, Adriana ka treguar se me Keith është njohur nga një shoqe e saj dhe se pas disa takimesh ata e kuptuan se ishin bërë për njëri-tjetrin. Ajo u shpreh se përveç miratimit të fëmijëve, ka pasur edhe mbështetjen e ish-bashkëshortit të saj për këtë lidhje. Aktorja ka treguar se ai i ka thënë:  “Ti gjithmonë ke ditur të zgjedhësh njerëz të bukur!”

(Kosova Sot Online)