Ronaldo me mesazh tejet emocionues në ditëlindjen e tij të 36-të

  • E.K /
  • 05 February 2021 - 22:43
 Ronaldo me mesazh tejet emocionues në ditëlindjen e tij të 36-të

Cristiano Ronaldo mbushi sot plot 36 vite, ndërsa ende duket se ka shumë gjëra për t’i dhënë futbollit e shumë emocione tjera tifozëve të këtij sporti.

Në 36 vjetorin e lindjes së tij, ai bëri një postim të gjatë duke folur që nga fillimi i karrierës e deri tash.

Ai tashmë bën 20 vite karrierë, kurse tha se nuk mund t’iu premtojë edhe 20 vite tjera.

Postimi i tij i plotë:

36 vjeç, e pabesueshme! Ndihet sikur gjithçka nisi dje, por ky udhëtim është tashmë plot aventura dhe histori për t’u mbajtur mend. Topi im i parë, ekipi im i parë, goli im i parë … Koha ikën!

Nga Madeira në Lisbonë, nga Lisbona në Manchester, nga Manchester në Madrid, nga Madrid në Turin, por mbi të gjitha, nga thellësia e zemrës time në botë … Unë kam dhënë gjithçka që kam mundur, nuk jam përmbajtur kurrë dhe unë gjithnjë jam përpjekur të jap versionin më të mirë të mundshëm timin. Në këmbim, ju më dhatë dashurinë dhe admirimin tuaj, praninë tuaj dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar. Dhe për këtë, unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ju falënderoj sa duhet. Nuk mund të bëja këtë pa ju.

Ndërsa festoj ditëlindjen e 36-të dhe vitin e 20-të si futbollist profesionist, më vjen keq që nuk mund t’ju premtoj edhe 20 vjet të tjera për këtë. Por ajo që unë mund të ju premtoj, është se për sa kohë që vazhdoj, ju kurrë nuk do të merrni më pak se 100% nga unë!

Faleminderit edhe një herë për të gjithë mbështetjen tuaj dhe për mesazhet dhe urimet tuaja të mira gjatë kësaj dite. Do të thotë shumë për mua dhe të gjithë keni një vend të veçantë në zemrën time.

(Kosova Sot Online)