Morena Taraku përqafon trendin e balukeve! Si ju duket me look-un e ri?

  • G.G /
  • 06 February 2021 - 14:14
Morena Taraku përqafon trendin e balukeve! Si ju duket me look-un e ri?

Këngëtarja Morena Taraku është treguar gjithmonë e guximshme përsa i përket ndryshimeve në look-un e saj, duke marrë vendime drastike që e kanë tjetërsuar totalisht.

Ajo s’e ka pasur aspak problem t’i presë flokët shkurt apo ta qethë kokën, si dhe ka luajtur shpesh me modelet e gjatë e ngjyrat si kameleon.

Së fundmi, këngëtarja është tunduar nga trendi i momentit, baluket, të cilat i ka realizuar menjëherë tek vetja.

Në videon e fundit të publikuar në InstaStory, Morena shfaqet duke kënduar në makinë dhe vëmendjen na e tërhoqi pamja e saj.

Duhet ta pranojmë se baluket i shkojnë dhe duket tepër e këndshme me këtë pamje të re!

Shumë shpejt, Morena do të vijë në bashkëpunim me reperin Fero, me një projekt të cilit ende nuk ia kanë zbuluar titullin.

Kënga do të lançohet më 7 shkurt dhe fansat mezi po e presin!

Pas rikthimit të Feros në Instagram, ishte komenti i Morenës ai që ra në sy, pasi ishte ndër të parat që e uroi duke e thërritur publikisht “vëlla”.

“Mirë se u riktheve vëlla”, i komentoi këngëtarja reperit.

Ky koment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe më pas u zbulua se nuk ishte fare i rastësishëm. U tha se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj më tepër. Ndërkohë këtë gjë e kanë konfirmuar së fundmi edhe vetë këngëtarët në rrjete sociale, teksa të gjithë jemi tashmë në pritje të këngës.

(Kosova Sot Online)