Biznesmeni turk po e mëson gjuhën shqipe, ja çfarë i thotë Gentes

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 17:05
Biznesmeni turk po e mëson gjuhën shqipe, ja çfarë i thotë Gentes

Genta Ismajli po e shijon në maksimum lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Dyshja nuk hezitojnë që kohë pas kohe t’ia shprehin dashurinë publikisht njëri-tjetrit në forma të ndryshme.

Së fundi, Usta publikoi një foto të Gentës, në të cilën artistja shihet e veshur në të kuqe, teksa shkruan “Te Dua Shummmm”.

Genta muaj më parë u përfol për një shtatzëni të mundshme, por fotografitë e fundit të saj tregojnë që këto pretendime nuk janë të vërteta. Kujtojmë se Genta Ismajli pritet që së shpejti të rikthehet me projekt të ri muzikor.

Image

(Kosova Sot Online)