Gigi Hadid bën tatuazh të ri

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 20:27
Gigi Hadid bën tatuazh të ri

Modelja Gigi Hadid ka konfirmuar permes faqes së Instagramit përpara disa ditësh se e ka quajtur vajzën e saj Khai. Më vonë fansat vunë re se Zayn kishte një tatuazh në arabisht të emrit.

Gigi Hadid po e nderon vajzën e saj në një formë shumë të veçantë. Modelja tregoi një tatuazh të ri të vogël me emrin Khai në një video për revistën Vogue. Ndjekësit kanë vënë re tatuazhin e sapo bërë në dorën e saj. Tatuazhi, i cili është në arabisht, duket se përputhet me atë të Zayn Malik.

Khai erdhi në jetë vitin e kaluar.

“Vajza jonë u bashkua me ne këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë”, shkroi Gigi me 23 Shtator, duke ndarë një foto të ëmbël bardh e zi të saj dhe Zayn duke mbajtur dorën e të porsalindurës. Ish-anëtari i One Direction gjithashtu përfshiu një foto të ngjashme me Gigin.

“Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku“, shkroi ai. Çifti nuk tregoi për emrin e vajzës derisa Gigi ndryshoi bion në Instagram, duke shkruar  “nëna e Khait”.

Në intervistën për Vogue, Gigi rrëfeu për jetën e saj pas shtatzënisë kujdesit për veten dhe rikthimin në punë. Nuk kanë munguar edhe fotot e modeles, ku tregon format perfekte.

Image

(Kosova Sot Online)