Rastësi? Fifi thotë se këta 2 reperë u frymëzuan nga videoklipi i këngës së saj

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 10:44
Rastësi? Fifi thotë se këta 2 reperë u frymëzuan nga videoklipi i këngës së saj

Replika përmes Instagram Story-ve kanë ndodhur midis Fifit dhe reperëve S4MM dhe Fajt. Ishte këngëtarja ajo që publikoi një pjesë të videoklipit nga kënga e saj “Limonat”, si dhe një copëz nga videoklipi i dy të lartpërmendurve, saktësisht të këngës “Showtime”.

Siç mund ta shihni, pamjet duken tepër të ngjashme, çka e shtynë artisten të shprehej publikisht se puna e saj kishte shërbyer si muzë frymëzimi për projektin muzikor të dy reperëve. Në një tjetër postim, Fifi shkroi:

“Kom inspiru për vite e them pa modesti. A bon mem dekoru të paktën për inspirim”.

Postimi në fjalë u rishpërnda në llogarinë e Real Fajt, i cili iu kundërpërgjigj kështu me një mbishkrim:

“Ti e din mirë që unë jom reper, e nuk boj videospote kshtu që drejtohu tjetër kun për dekorata”.

Fill pas kësaj Instagram Story erdhi replika e Fifit:

“Ti veq repovat loqkamn, tani ku e ha e ku pi e ku dekorohna osh problem i jemi… interesohu ça ndodh vërdallë se ma mirë o për karrierë”.

Një reagim nuk ka munguar as nga reperi tjetër, që u shpreh:

“Po e pranoj ti je inspirim Fifi”, shoqëruar si për ironi me disa emoji duke qarë.

Shihni më poshtë videoklipet e këngëve dhe jepni gjykimin tuaj. Kopjim, frymëzim, rastësi apo aspak të ngjashme?

(Kosova Sot Online)