Gashi bën ndryshimin drastik në pamje dhe as që keni për ta njohur!

  • G.G /
  • 08 February 2021 - 11:11
Gashi bën ndryshimin drastik në pamje dhe as që keni për ta njohur!

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, vdes të luajë me pamjen e tij.

Vazhdimisht në rrjete sociale artistin e shohim me një pamje të re. Ai jo vetëm që ka një stil të veçantë në të veshur, por luan edhe me modelet e ngjyrat e flokëve të tij.

Mirëpo, ndryshimi i fundit i Gashit është aq drastik, sa mezi e njohëm! Reperi ka qethur kokën dhe flokët e mbetura i ka lyer në të verdhë platin, duke e bërë të duket kaq ndryshe.

Ai ka ndarë një foto të pamjes së re në InstaStory dhe na u deshën disa sekonda për ta kuptuar cili ishte!

Pavarësisht faktit që ka jetuar dhe vazhdon të jetojë jashtë, ai nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare, madje edhe ato anë jo shumë të bukura.

Madje, madje, ai e ka shprehur edhe dëshirën që gruaja e tij e ardhshme të jetë shqiptare. 

Ndonëse flet shpesh për dasmat dhe nuset shqiptare, Gashi është tejet i rezervuar rreth jetës personale dhe nuk preferon t’i ndajë me fansat romancat e tij. Momentalisht nuk dimë të themi nëse është ‘single’ apo jo, por mezi po presim të mësojmë më shumë rreth jetës së tij personale.

(Kosova Sot Online)