Dua Lipa publikon një imazh nga xhirimet e klipit të ri?

  • G.G /
  • 08 February 2021 - 11:48
Dua Lipa publikon një imazh nga xhirimet e klipit të ri?

Këngëtarja së shpejti do lansojë këngën e radhës.

Dua Lipa sipas postimeve në rrjete sociale është në përgatitje të projektit të ri.

Në Instagramin e saj personal ka postuar një fotografi duke i bërë tag ekipin e saj të cilët i ndihmojnë në realizimin e këngëve të saj.

“Numëroni mbrapsht”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, “We’re good”, projekti i radhës i Duas do publikohet me 11 shkurt.

(Kosova Sot Online)