The Weeknd elektrizon skenën e “Super Bowl” me performancën që kushtoi 7 milionë dollarë

  • G.G /
  • 08 February 2021 - 13:38
The Weeknd elektrizon skenën e “Super Bowl” me performancën që kushtoi 7 milionë dollarë

The Weeknd ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në ngjarjen më të ndjekur amerikane të futbollit, “Super Bowl LV Half Time Show”, ku mori vëmendjen e gjithë botës. Performanca 13 minutëshe, për të cilën thuhet se shpenzoi 7 milionë dollarë përfshiu këngët e tij hit “Starboy”, “The Hills”, “Can’t Feel My Face” dhe “I Feel It Coming”.

Ndonëse tifozët nuk ishin të pranishëm për shkak të pandemisë, ai performoi në njërin skaj të stadiumit përpara se të dilte në fushë për të interpretuar hitin e tij të fundit, “Blinding Lights”, i shoqëruar nga skuadra e balerinëve të veshur me xhaketa të kuqe dhe fasha fytyre.

Përpara performancës, artisti kanadez u shpreh për gazetarët se: “Për shkak të koronavirusit dhe për sigurinë e lojtarëve dhe punonjësve, ndërtuam një skenë brenda stadiumit. Gjithashtu po përdorim fushën. Ne donim të bënim diçka që nuk e kemi bërë kurrë më parë.”, tha kanadezi. 

(Kosova Sot Online)