‘Magdalena’ së shpejti nga Tayna, reperja ‘çmenden’ me gjoksin

  • G.G /
  • 08 February 2021 - 15:21
‘Magdalena’ së shpejti nga Tayna, reperja ‘çmenden’ me gjoksin

Vetëm një muaj më parë, reperja e njohur Tayna lançoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me artistin e famshëm L’Algerino, të titulluar “Moona”.

Brenda këtij muaji, kënga e tyre i ka kaluar 8 milion kikime në Youtube dhe po pëlqehet shumë nga publiku.

https://www.youtube.com/watch?v=AXdijPyoybQ&feature=emb_title

Mirëpo, vërtetë menduat se Tayna po bën pushim?

Pas “Moona”, reperja i është përveshur punës për projekte të reja dhe sot na ka dhënë një detaj në llogarinë e saj në Instagram.

Tayna jo vetëm që ka ndryshuar look, por është veshur super seksi dhe ka pozuar para kamerës, ndërsa fotoja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Magdalena”- shkruan këngëtarja krahas pozës së saj, duke na bërë të dyshojmë se ky do të jetë titulli i këngës së re.

Megjithatë, nuk e dimë nëse ky projekt do të jetë rep apo këngë dashurie (Më shumë na duket si baladë).

Më herët ajo kërkoi mendimin e ndjekësve të saj në InstaStory, teksa shkroi:

“Kënga e radhës, rep apo baladë dashurie?”

Tayna jep shpesh në rrjete sociale mesazhe frymëzuese për fansat e saj, për të ndikuar sadopak në vlerësimin që ata kanë për veten. Së fundmi njëra nga ndjekëset e saj i ka dërguar reperes një mesazh dhe ka treguar se sa shumë ka ndryshuar pasi ka dëgjuar këngët e Taynës.

Ajo shkruan se ka pasur gjithmonë probleme me vetëbesimin dhe disa këngë, shumica të Taynës, e kanë ndihmuar të rrisë vlerësimin për veten. Fansja thotë se së fundmi ka publikuar diçka që 2 vite më parë as e mendonte që ta postonte. Tayna e ka parë këtë mesazh dhe menjëherë i ka kthyer përgjigje privatisht ndjekëses. Mirëpo më pas ajo i ka publikuar këto biseda për t’ju dhënë një mesazh të gjithë fansave të saj.

“Të gjithë kemi probleme ndonjëherë zemër. Edhe ato që konsiderohen si gratë më të bukura në botë kanë probleme. Thjesht duhet ta dish se ti je e bukur në mënyrën tënde, ti je unike dhe inteligjenca, zemra dhe shpirti yt janë ato që kanë më shumë rëndësi. Bukuria është thjesht një perceptim. Mos lejo askënd të të bëj të ndihesh keq ose e pavlerë. Ata nuk dinë asgjë”, i ka kthyer përgjigje reperja ndjekëses së saj.

https://www.instagram.com/p/CLCF002AkiN/?utm_source=ig_embed

(Kosova Sot Online)