Ronaldo dhe Georgina bën gjestin e madh/ Paguajnë trajtimin për kancerin e një djali 7-vjeçar

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 08:33
Ronaldo dhe Georgina bën gjestin e madh/ Paguajnë trajtimin për kancerin e një djali 7-vjeçar

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë dhënë donacion një ndihmë për ta trajtuar një 7-vjeçar kundër kancerit.

Tomas, një fëmijë 7 vjeçar nga Portugalia, është diagnostifikuar me kancerin e rrallë neuroblastoma në shtator të 2019-ës.

Sulmuesi i Juventusit dhe partnerja e tij i janë përgjigjur prindërve të Tomasit duke i ndihmuar ata për fëmijën i cili tani po trajtohet në Barcelonë me donacionin. Ishte motra e Georginas, Ivana, e cila ka treguar për ndihmën e çiftit të njohur.

“Thomas është në rrugë për në Barcelonë ku do ta fillojë trajtimin kundër kancerit në spitalin Vall d’Hebron.

“Falëminderit, Georgina dhe Cristiano për ndihmën e juaj, solidariteti i juaj tregon zemrën e juaj të madhe. Faleminderit shumë që keni ndihmuar Tomasin”.

(Kosova Sot Online)