Rita Ora mendon se trupi i Dafina Zeqirit është thjesht “wow”!

  • G.G /
  • 09 February 2021 - 11:41
Rita Ora mendon se trupi i Dafina Zeqirit është thjesht “wow”!

Disa orë më parë, Dafina Zeqiri postoi një album me tre fotografi në Instagram. Artistja shfaqej me të brendshme sportive dhe të shumta ishin komentet që mori nga ndjekësit dhe estrada.

Në mesin e tyre u dallua një koment i Rita Orës.

“Uauuuu, je kaq tërheqëse. Çfarë trupi trupi turpi trupi”, shkroi këngëtarja.

Kjo nuk është hera e parë që Rita jep vlerësim dhe komente pozitive ndaj Zeqirit e jo vetëm. Në vitin 2019, Tayna dhe Dafi do të publikonin këngën “Bye Bye”, çka solli reagimin e artistes me famë ndërkombëtare, përmes një postimi në InstagramStory:

“Mund të them se vajzat kosovare janë kaq të mira. E dashuroj vendin nga vij. Dashuroj të shoh gra që marrin kontrollin, që janë vetvetja dhe frymëzojnë të tjerat. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe u tregoni vajzave të tjera se është ok të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë”, shkroi asokohe Rita, duke shtuar se e dashuron këngën dhe e bën të ndihet e lumtur.

Dafina reagoi duke e ripostuar shkrimin e Ritës dhe duke i thënë “Të dua” e se ajo është shembulli më i mirë. Ndërsa nga ana tjetër, Tayna u shpreh në komente se “gratë kosovare po bëjnë histori”.

Më poshtë do të gjeni disa fotografi ku shfaqen linjat trupore të Dafinës…

(Kosova Sot Online)