Kombinimi i ri i Beyonce-s tërheq vëmendjen! Si të bësh bashkë takat, xhaketën dhe një kostum sportiv

  • G.G /
  • 09 February 2021 - 11:50
Kombinimi i ri i Beyonce-s tërheq vëmendjen! Si të bësh bashkë takat, xhaketën dhe një kostum sportiv

Veshje zyre apo sportive? Më mirë të dyja bashkë! Përmes një postimi të fundit në Instagram, Beyonce nxiti interes përmes tre fotografive, ku shfaqte një kombinim interesant. Artistja mbante veshur një kostum të pambuktë me viza, xhaketë dhe taka, teksa është gati të hedhë në treg koleksionin e saj të tretë Ivy Park, në bashkëpunim me Adidas-in.

Sigurisht, vëmendje rrëmbyen edhe format e kolme trupore të 39-vjeçares. Javën e shkuar, këngëtarja publikoi një video të koleksionit dimëror Icy Park, ku ndër modelet e tjera u shfaq edhe Hailey Bieber. Fushata përfshiu gjithashtu Gucci Mane-n dhe këngëtarin Kaash Paige, ku përveç veshjeve dhe aksesorëve të dimrit, u ekspoyuan edhe stile të reja këpucësh, të atleteve Ultra Boost, Forum Lo, Forum Mid dhe Super Sleek.

Më herët, Beyonce çmendi ndjekësit me një postim në rrjetet sociale. Ndërsa të gjithë prisnin me padurim ardhjen e vitit 2021, ylli i “Lion King” publikoi një video të veçantë në Instagram, që nxori në pah jo vetëm momentet e paharrueshme të tyre gjatë 2020-ës, por edhe pamje të papublikuara më herët të fëmijëve të saj dhe Jay-Z.

Në klip, Rumi shihej duke kërcyer nën ritmet e “Savage Remix”…

“Gëzuar për një Vit të Ri sa më të mbarë! 2020 na ndau dhe na bashkoi. Shumica nuk mundi të shihte njerëzit e dashur dhe patëm shumë humbje, por ishim më të njerëzishëm. Ky vit për mua ka qenë viti i gëzimit, lumturisë dhe dashurisë. Ndërsa të gjithë ne presim dhe lutemi për fillime të reja, dëshira ime për ju është që ju të nderoni veten dhe ata që doni. Për një 2021-sh më të mirë dhe më të ndritshëm!”

(Kosova Sot Online)