“Më duhej të paguaja qiranë”- Aktorja meksikane zbulon si u detyrua të mposhtte frikën nga gjarpërinjtë për të fituar rolin në filmin e njohur

  • E.K /
  • 10 February 2021 - 08:40
“Më duhej të paguaja qiranë”- Aktorja meksikane zbulon si u detyrua të mposhtte frikën nga gjarpërinjtë për të fituar rolin në filmin e njohur

Ajo tha: “Unë kam një fobi. Nuk ishte në skenar. Unë rashë dakord për filmin dhe më pas, Robert Rodriguez dhe Quentin Tarantino vendosën që kërcimi të bëhej me gjarprin në krahët e mi. Ata thanë: ‘Mirë atëherë, ne do të gjejmë një aktor tjetër që dëshiron rolin tënd’. Unë vërtet duhej të paguaja qiranë”.

Aktores 54-vjeçare iu desh të kërcejë me një gjarpër për rolin e saj në filmin horror të vitit 1996, “From Dusk Till Dawn”, dhe ajo rrëfen se gati e la fare filmin, shkruan “Entertainment”.

Ajo tha: “Unë kam një fobi. Nuk ishte në skenar. Unë rashë dakord për filmin dhe më pas, Robert Rodriguez dhe Quentin Tarantino vendosën që kërcimi të bëhej me gjarprin në krahët e mi. Ata thanë: ‘Mirë atëherë, ne do të gjejmë një aktor tjetër që dëshiron rolin tënd’. Unë vërtet duhej të paguaja qiranë”.

Dhe Salma zbuloi se hulumtimi i gjarpërinjve e ndihmoi atë të kapërcente frikën e saj.

Ajo tha për “E! News”: “Unë fillova të bëja kërkime. Në disa kultura, gjarpri përfaqësonte fuqinë tënde të brendshme. Dhe e bëra këtë duke menduar se po kërceja me fuqinë time të brendshme.”

Ndërkohë, Salma zbuloi se më parë i kishin thënë se kurrë nuk do t’ia dilte si aktore për shkak të moshës dhe për shkak se është meksikane, por i pëlqente t’u provonte njerëzve të kundërtën.

Ajo tha: “Ata më thanë se karriera ime në Hollywood do të vdiste në mes të viteve tridhjetë, sepse nuk kishte njeri. Së pari, ata më thanë se një meksikan nuk do t’ia dalë kurrë sepse, në atë kohë, me brezat e rinj, ishte e pamundur që një meksikan të kishte një rol kryesor në Hollywood.

Unë mendoj se është e mrekullueshme. Unë jam krenare për këtë. Dua ta them me zë të lartë, sepse më thanë shumë herë që nuk mund të ndodhte, dhe unë gati i besova. Por unë luftova dhe fitova. Dhe dua që gratë e tjera ta kuptojnë këtë. Është një gjë e bukur“.

(Kosova Sot Online)