“Do mbajmë mend ne sa rrahim”! U përfol për sherr me Don Xhonin, reagon Finemi

  • G.G /
  • 10 February 2021 - 10:29
“Do mbajmë mend ne sa rrahim”! U përfol për sherr me Don Xhonin, reagon Finemi

Mbrëmjen e djeshme qarkulloi me shpejtësi një video e xhiruar në Tiranë, ku nga mediat sociale u raportua si një sherr me protagonistë dy reperë shqiptarë, Finemin dhe Don Xhonin. Po kështu u tha se ishte 22-vjeçari Klejdi Dogjani, i njohur me emrin e artit Finem, ai që kishte goditur Xhonatan Isufin, Don Xhonin.

Pas reagimit të menjëhershëm të Don Xhonit, i cili hodhi poshtë aludimet, ka reaguar edhe reperi tjetër, i cili duket se nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si Don Xhoni e menaxhoi situatën:

“Unë nuk e dija atë video për vete, sa rrahim ne përditë… Do mbajmë mend ne sa rrahim… Mund të më dërgosh një mesazh, si ta zgjidhim këtë që na ra, se as unë nuk kam faj këtu, por jo të tregosh më shumë detaje, se po qe puna për detaje… lajmi është fake, po pse duhet të vazhdojmë të nxjerrim gjërat më gjatë? Do të tregosh që ke njerëz? Ndoshta ti je gangster, po çoje një fjalë të mirë, jo do dalim tani të tregojmë njerëzit, nejse…” u shpreh Finemi, ndër të tjera.

Nga ana tjetër, në njeë video live me Meriton Mjekiqin, Don Xhoni tregoi mbrëmë se nuk ndodhej neë Tiraneë, por neë lagjen e tij neë Kosoveë! Ai nuk ishte pjeseë e sherrit teë shumeëpeërfolur dhe veërtetoi se gjendej sheëndosheë e mireë, i buzeëqeshur dhe plot energji pozitive.

Po kështu, Don Xhoni shpërtheu në sharje dhe ofendime në InstaStory, ndaj atyre që shpërndanë videon dhe lajmin.

“E nxorën lajmin, por ua ftoha brenda sekondave, pthuuu…, rrensa”, thotë ai teksa pështyu.

(Kosova Sot Online)