U tha se është ndarë me Seldin, flet modelja Sindi Çela

  • G.G /
  • 10 February 2021 - 12:12
U tha se është ndarë me Seldin, flet modelja Sindi Çela

Ditën e djeshme, në rrjet qarkulloi lajmi se këngëtari i njohur, Seldi Qalliu i ka dhënë fund fejesës me modelen Sindi Çela.

Sipas mediave kosovare, kjo bëhet e ditur nga miq të ish-çiftit por është Sindi ajo e cila vazhdimisht po e mohon këtë fakt.

Ndërkohë, nuk ka asnjë fotografi të përbashkët në llogaritë e të dyve në rrjetet sociale.

Seldi dhe Sindi u fejuan një vit më parë, kur Seldi i propozoi asaj në ditëlindje.

Mirëpo, pas këtij lajmi ka folur më në fund, modelja Sindi Çela e cila reagoi sërish me një video në Instastory ku tha: "Shkurt dhe shqip: Nuk jam e ndarë nga Seldi dhe nuk kam qenë ndonjëherë e ndarë. Kështu që, gëzuar!"

(Kosova Sot Online)