“Ishim shumë miq të mirë”, Selvija dhe Shpati rrëfejnë gjithë të pathënat për lidhjen e tyre

  • G.G /
  • 11 shkurt 2021 - 08:33
“Ishim shumë miq të mirë”, Selvija dhe Shpati rrëfejnë gjithë të pathënat për lidhjen e tyre

Në 24 dhjetor të vitit që lamë pas, Shpat Kasapi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Selvijen, me fejesë. Këngëtari publikoi në rrjete sociale disa foto me unazë në dorë, së bashku me partneren e tij.

“Ne i thamë PO njëri-tjetrit. 24/12/2020”, shkroi këngëtari.

Ditën e sotme çifti shumë i dashur ishin të ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, në të cilin treguan detaje të shumta nga marrëdhënia e tyre. Selvija kishte treguar më herët se ishte njohur me Shpatin kur i kishte bërë grimin dhe në program rrëfeu gjerë e gjatë gjithë historinë.

“Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shok fillimisht. Ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, rrëfeu Selvija.

Ajo u shpreh se në fillim lidhja me Shpatin ishte e vështirë, për shkak të xhelozive të vogla. Më pas Selvija pranoi publiksht se bëhet më shumë xheloze për këngëtarin, për shkak të angazhimeve të shumta që ai ka për shkak të profesionit.

https://www.youtube.com/watch?v=00CdZd7ICtw&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)