Pas vetëvrasjes së modeles gjermane, reagon Afrona Dika: Kam qenë viktimë e bullizmit

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 14:51
Pas vetëvrasjes së modeles gjermane, reagon Afrona Dika: Kam qenë viktimë e bullizmit

Pas vetëvrasjes së modeles gjermane Kasia Lenhardt, ka reaguar edhe modelja Afrona Dika.

Modelja ndau një eksperiencë mjaft të hidhur me ndjekësit, teksa kujtoi se dhe ajo ka qenë e bullizuar në fëmijërinë e saj.

Por me sa duket, kjo periudhë e errët në jetën e modeles, e ka bërë atë edhe më të fortë.

“Ndaloni së bullizuari!!! Unë kam qenë vetë viktimë e bullizmit në fëmijëri dhe kam përjetuar shumë situata që më kanë bërë tani më të fortë. Unë jam kështu siç jam sot, bashkë me plagët e mia.

Jeta nuk është gjithmonë e thjeshtë. Ka shumë momente të vështira që nuk janë gjithmonë të lehta për t’ia dalë mbanë. Jini të fortë dhe gjithmonë jini të vërtetë me veten tuaj në jetë dhe gjithmonë keni për ta dashur veten”, shkroi Afrona.

(Kosova Sot Online)