Robert Berisha në lidhje të re dashurie, pas videos duke u puthur, modelja italiane publikon sërish pamje krah këngëtarit

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 08:13
Robert Berisha në lidhje të re dashurie, pas videos duke u puthur, modelja italiane publikon sërish pamje krah këngëtarit

Robert Berisha ka nisur një romancë të re dashurie dhe lidhjen e tij nuk e ka mbajtur të fshehtë.

Vetëm pak ditë më parë modelja italiane publikoi një video me këngëtarin teksa putheshin në buzë, duke treguar se janë në një lidhje.

Video u publikua edhe nga Robert Berisha në Instagram-in e tij, duke u kthyer kështu në çiftin më të ri të showbizz-it.

Së fundmi, Maria Bove publikoi pamje të reja krah këngëtarit shqiptar. Në një prej tyre, ai shihet teksa mban këmbën e modeles, ndërsa në tjetrën shfaqen së bashku në ashensor, ku duket se po kalojnë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pas ndarjes nga Nora Istrefi, Robert Berisha e ka mbajtur jetën e tij shume private, duke u treguar i rezervuar përsa i përket lidhjeve të reja.

Ai u përfol se kishte nisur një romancë me modelen Jesicca Kadiu, por këngëtari i mohoi lajmet, pavarësisht deklaratave të saj ku shprehej se kishin qenë bashkë.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory, kur u pyet për lidhjen e re të Robert Berishës, Jessica Kadiu u përgjigj: “Kujt i plasi? Ai burrë është një njeri që kërkon vëmendje, asgjë më shumë…”

(Kosova Sot Online)