Tea dhe Bearti publikojnë foto duke u puthur para pasqyrës

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 08:39
Tea dhe Bearti publikojnë foto duke u puthur para pasqyrës

Tea dhe Bearti janë çifti më i përfolur kohëve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë.

Pasi treguan se janë në lidhje dashurie, ata po kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit. Ditë më parë, u panë duke bërë ‘shopping’ në një qendër tregtare në Prishtinë.

Ndërsa, sot janë duke qarkulluar në rrjetet sociale disa fotografi të Teas dhe Beartit, para pasqyrës duke u puthur.

Ata duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa ishin kombinuar në veshje. Tea me të bardha, ndërsa Bearti një bluzë të zezë me vija të bardha.

Dy ish-konkurrentët, Tea dhe Bearti kishin një lidhje të fshehtë mes tyre, anipse Tea vazhdonte të ishte pjesë e emisionit.

(Kosova Sot Online)