“Harroja që s’do t’ju kisha gjithmonë”, Fjalët e Rozanës për prindërit e ndjerë na i bënë zemrat copash!

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 13:22
“Harroja që s’do t’ju kisha gjithmonë”, Fjalët e Rozanës për prindërit e ndjerë na i bënë zemrat copash!

Fatkeqësisht, këngëtarja Rozana Radi i ka humbur të dy prindërit e saj dhe në rrjete sociale s’lë rast pa treguar sa shumë i mungojnë.

Ndarja e tyre nga jeta i ka lënë Rozanës një boshllëk të madh, që s’do të mund t’ia plotësojë kurrë askush.

Sot, ajo është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto të prindërve, ndërsa fjalët që ka shkruar krahas postimit na e rrënqethën mishin!

“Kur ju ishit aty shpesh here une isha e zene duke u rritur, saqeë harroja qe s’do t’ju kisha gjithmone! Vleren tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh!

E kam me ty qe po me lexon tani :

“Neëse njeë diteë koha e shpenzuar me prindeërit e tu teë duket sikur teë keërkon shumeë steërmundim, kujto se njeë diteë gjithcëka qeë do teë mbeten, do teë jeneë thjesht fotografite!

Ajo cfar sot jam dhe shpresoj te jem neser, ia kam borxh babait dhe nenes time.  MAM & BAB”- shkruan Rozana.

Nëse i keni ende prindërit tuaj, jeni me fat! Ndaj bëni mirë t’i telefononi apo takoni sa më parë, jeta është shumë e shkurtër për t’u ngopur sa duhet me njerëzit që ti do!

(Kosova Sot Online)