Kida vjen atraktive me veshje sportive në paraqitjen e fundit

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 11:21
Kida vjen atraktive me veshje sportive në paraqitjen e fundit

Kida vuri në pah barkun e sheshtë në fotografitë e fundit.

Kida është ndër emrat më të pëlqyer të estradës shqiptare, e cila numëron shumë hite në repertorin e saj.

Ajo është aktive edhe në rrjete sociale, ku së fundi ndau me ndjekësit disa fotografi, në të cilat vjen shumë joshëse.

Artistja ishte veshur me një xhaketë të bardhë dhe xhinse, ndërsa në plan të parë kishte vënë barkun e sheshtë.

Projekti i fundit muzikor nga Kida është “Drunk”, i cili ishte i shoqëruar edhe me klip dhe rezultoi shumë i suksesshëm.

Kida pritet që së shpejti të rikthehet me një këngë të re.

(Kosova Sot Online)