Fiton betejën me Covid-19, Bora Zemani gati për t’u kthyer në “Për’puthen”

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 13:41
Fiton betejën me Covid-19, Bora Zemani gati për t’u kthyer në “Për’puthen”

Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se është zyrtarisht e shëruar nga koronavirusi.

Bora e ka fituar betejën me Covid-19, e tani të gjithë po presin që ta shikojnë në ekranin e Top Channel, duke moderuar emisionin “Për’puthen”.

“Zyrtarisht negative”, ka shkruar moderatorja e njohur krahas dy fotove që ka postuar në rrjetet sociale. Bora ka publikuar  një foto të saj nga makina dhe një tjetër të gjithë ilaçeve që ka pirë gjatë kësaj kohe për ta luftuar virusin.

(Kosova Sot Online)