Albumi i Rita Orës zë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendin e pestë në botë në iTunes

  • G.G /
  • 14 February 2021 - 08:59
Albumi i Rita Orës zë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendin e pestë në botë në iTunes

Këngëtarja shqiptare sapo ka lansuar një EP-album.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, viteve të fundmit nuk ka qenë aktive në skenën e muzikës për arsye të ndryshme.

Ajo kishte paralajmëruar këngë të reja tash e disa kohë dhe fansat e saj natyrisht se ishin në pritje të ‘hit-eve’.

Projektet të cilat ajo lansoi titullohen: “Mood”, “The One”, “Bang Bang” dhe “Big”.

Kurse së fundmi Rita ka zbuluar se ‘mini-albumi’ i saj  me titull “Bang” po pëlqehet në masë të madhe nga publiku në botë pasi ajo menjëherë pas lansimit arriti të prekë majen në iTunes të Mbretërisë së Bashkuar dhe botë.

Në Instagram Rita ka ripostuar postimin e një faqes kvshtu duke bërë të ditur lajmin e suksesit të albumi të saj.

“Urime Rita Ora dhe Imanbek, albumi arriti të jetë numër 1 në “Pop Album” të iTunes”, shkruhej në postimin e bërë.

(Kosova Sot Online)