Pushimet e Luanës po shkonin për mrekulli derisa asaj i ndodhi një incident

  • G.G /
  • 14 February 2021 - 10:42
Pushimet e Luanës po shkonin për mrekulli derisa asaj i ndodhi një incident

Luana Vjollca pas përfundimit të sezonit të katërt të “Shiko kush Luan”, i filloi pushimet jashtë Shqipërisë. Gjatë këtyre ditëve të ftohta të dimrit, moderatorja zgjodhi të pushojë në Dubai, vend të cilin shumë personazhe e kanë përzgjedhur si destinacion në këtë kohë pandemie.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, ajo ka treguar se gjithçka po shkonte për mrekulli, derisa ndodhi një incident i vogël.

“Gjithcka po shkonte për mrekulli, derisa shkatërrova makinën time të kuqe mes shkretëtirës dhe përfundova me blunë, të cilës s’më lanë t’i jepja më ë”, shkroi Luana.

Gjatë këtyre pushimeve, Luana ka provuar një ka eksperiencat më unike, që e ka konsideruar edhe si çmendurinë më të madhe të jetës.

Ajo ndau me ndjekësit e saj çdo hap të kësaj eksperience dhe përkrah videove të postuara në ‘Instagram’ shkroi, “Luanët nuk kanë frikë”.

(Kosova Sot Online)