Modelja shqiptare: Kam pasur lidhje paralele me disa meshkuj. I dashuri më dhuroi shtëpi dhe...

  • G.G /
  • 14 February 2021 - 10:50
Modelja shqiptare: Kam pasur lidhje paralele me disa meshkuj. I dashuri më dhuroi shtëpi dhe...

Fotomodelja më e mirë në botë e vitit 2017, Margaret Shllaku, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka folur për jetën e saj personale.

E pyetur nëse ka tradhtuar ndonjëherë, ajo tha jo, por ka pasur lidhje paralale me disa persona njëkohësisht.

“Tradhëtia ndodh kur je në një lidhje, dhe kjo nuk ka ndodhur, por kur kam patur njohje dhe nuk kam qenë e sigurt, kam patur edhe njohje të tjera paralele”, tha ajo.

Në vazhdim të intervistës Margaret theksoi se për momentin është në një lidhje shumë të lumtur. Fotomodelja tha se partneri i kishte dhuruar 1 apartament dhe 2 makina.

(Kosova Sot Online)