Kendall Jenner kapet mat, fansat e kryqëzojnë për përdorimin e “photoshop”-it në rrjete sociale

  • G.G /
  • 14 February 2021 - 14:21
Kendall Jenner kapet mat, fansat e kryqëzojnë për përdorimin e “photoshop”-it në rrjete sociale

Familja Kardashian-Jenner është akuzuar shpesh për “photoshop” dhe së fundmi Kendall Jenner është kritikuar pikërisht për këtë gjë. Modelja e njohur publikoi pak ditë më parë disa foto, në të cilat shihej duke pozuar e veshur me linjën e re të të brendshmeve që ka lançuar Kim Kardashian. Fansat kanë vënë re se trupi i saj dukej jashtë standardeve normale në foto dhe shumë jo real.

Kendall dukej në imazhe shumë perfekte, teksa binin në sy këmbët e saj tepër të gjata, barku i sheshtë dhe beli shumë i hollë. Mirëpo fansave syshqiponjë nuk ju ka shpëtuar asnjë detaj dhe ata janë të bidnusr se modelja ka përdorur “photoshop” për ta bërë trupin e saj të duket aq perfekt. Ata kanë nxituar të krahasojnë foto të modeles para dhe pas e kanë vënë re se përmasat e trupit nuk janë të vërteta në imazhet e fundit.

“Në këtë foto ka përdorur photoshop. Kendall është shumë e bukur, por këto nuk janë përmasat e saj reale dhe të askusjt tjetër nuk mund të jenë”, ka shkruar dikush në rrjete sociale.

Madje ata kanë analizuar me detaje fotot, aq sa kanë vënë re se kërthiza e modeles duket e shtrembëruar dhe shumë ndryshe nga fotot origjinale me ato që ajo ka postuar në rrjete sociaale.

(Kosova Sot Online)