Bën publike lidhjen e saj të re, Kendall Jenner zyrtarisht 'e zënë'

  • G.G /
  • 15 February 2021 - 12:31
Bën publike lidhjen e saj të re, Kendall Jenner zyrtarisht 'e zënë'

Kendall Jenner është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave, pasi konfirmoi romancën me Devin Booker.

Ylli i “Keeping With The Kardashians” konfirmoi lidhjen me yllin e NBA-së, pas shumë muajsh spekulimesh në ditën e Shën Valentinit.

Modelja 25-vjeçare postoi një fotografi në InstaStory ku shiheshin pranë njëri-tjetrit.

Në prill të vitit të kaluar, Jenner dhe Booker u panë së bashku në Arizona.

Ata nxisnin shpeshherë thashethemet se janë në një lidhje pasi u panë duke darkuar së bashku.

Të dy kanë refuzuar të një koment publik në lidhje mbi marrëdhënien e tyre, megjithëse burime pranë dyshes, janë shprehur se ata kanë dashur ta mbajnë larg vëmendjes së mediave lidhjen e tyre.

(Kosova Sot Online)