Fjolla Morina shtatzënë?

  • G.G /
  • 15 February 2021 - 14:22
Fjolla Morina shtatzënë?

Këngëtarja Fjolla Morina është ndër këngëtaret shqiptare me të përfolura në mediat roze.

Krejt kjo pas lidhjes me biznesmenin kosovar, Fisnik Syla dhe arrestimit të saj në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Pak kohë pasi e zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin, Fjolla njoftoi se është martuar me Fisnikun.

Nga ajo kohë ajo publikon shumë foto në krahët e burrit të saj.

E për Shën Valentin, Fjolla është bërë gati për të dal me burrin e saj.

E veshur me fustan të kuq e të ngushtë, barku i rrumbullakët i Fjollës merr gjithë vëmendjen.

A është shtatzënë Fjolla? Këtë do ta kuptojmë shumë shpejt. 

(Kosova Sot Online)