Me të brendshme në kuzhinë! Ç’koment pikant i bëri Noizy Bebe Rexhës

  • G.G /
  • 16 February 2021 - 09:51
Me të brendshme në kuzhinë! Ç’koment pikant i bëri Noizy Bebe Rexhës

Me të brendshme të kuqe, e gjendur në kuzhinë- dy fotografi joshëse të Bebe Rexhës, njëra pas tjetrës, të cilave nuk mundi t’u rezistonte as Noizy. Nëse hyni tani me shpejtësi në profilin e artistes, do të shihni se një ndër komentet më të pëlqyera është ai i reperit.

“Vakt i plotë dhe ëmbëlsirë”, shkruan Noizy.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që ky i fundit i shkruan Bebes. Në dhjetorin e vitit të shkuar, këngëtarja publikoi një video të realizuar gjatë xhirimeve të “Baby I’m Jealous”. Në pamjet e shpërndara në Instagram, Rexha shihej e veshur me fustan rozë, ku teksa po sillej në sallën e xhirimeve u ndal dhe mori diçka për të ngrënë.

“E madhe”, i komentoi Noizy.

Po kështu, në 2019-ën, reperi do t’i shkruante sërish. Bebe Rexha ndodhej në një video live në Instagram, kur Noizy komentoi:

“E ki kryt e madh”.

Fundin e 2020-ës u përfol fakti se Bebe, krahas njerëzve më të afërt kishte shtuar në llogarinë e saj në Instagram, edhe reperin Noizy. Disa figura të tjera të njohura shqiptare që Bebe Rexha ndjek janë: Rita Ora, Dua Lipa, Ava Max, Enca Haxhia dhe Seven Saraçi.

Pak ditë më parë , në rrjetet sociale u përhap një lajm që i shqetësoi jo pak fansat e Bebe Rexhës. Thuhej se këngëtarja kishte ndërruar jetë për shkak të mbidozës nga droga dhe se ky lajm ishte konfirmuar edhe nga familjarët e saj.

“Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka publikuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”, shkruhej në një deklaratë që u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale.

Mirëpo e gjithë kjo ishte e pavërtetë dhe solli reagimin e vetë Bebes. Ajo publikoi në Twitter disa nga mesazhet e fansave të saj dhe u shpreh e habitur nga lajmi në fjalë.

“Oh Zot unë qëndroj jashtë linje për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur dhe nga mbidoza e drogës?”

(Kosova Sot Online)