“Dashurinë nga urrejtja e ndan një vijë e hollë”, mos vallë Kim Kardashian po përpiqet t’i japë një mesazh Kanye West?

  • G.G /
  • 16 February 2021 - 09:54
“Dashurinë nga urrejtja e ndan një vijë e hollë”, mos vallë Kim Kardashian po përpiqet t’i japë një mesazh Kanye West?

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike për muaj me radhë. Para disa javësh u zbulua se marrëdhënia e dyshes kishte shkuar drejt fundit dhe se janë në prag divorci. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të niste një jetë të re në Europë, duke u zhvendosur për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

Madje në mediat rozë u raportua se martesa e tyre nuk kishte shpëtim, sepse dyshja kishte hequr dorë nga terapia në çift. Ndërkohë mes gjithë këtyre thashethemeve, Kim Kardashian ka bërë një postim në rrjete sociale, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kim e ka kaluar Shën Valentinin vetëm dhe në Instagram ka ndarë një foto me motrën e saj, Kourtneyn, si për të treguar se në këto ditë të vështira njerëzit e afërt i kanë qëndruar pranë.

“Dashurinë nga urrejtja e ndan një vijë shumë e hollë”, ka shkruar Kim përkrah fotos me Kortneyn.

Ajo më pas shtoi se thjesht po bënte shaka, por mesazhi u mor menjëherë nga fansat e saj. Kim dhe Kourtney kanë pasur disa debate të forta gjatë transmetimit të “Keeping Up With The Kardashians” dhe shpesh raportet e tyre kanë qenë të tensionuara, kështu që postimi mendohet se i dedikohet motrës së saj, por disa fansa janë të bindur se ky koment ka lidhje me martesën e dështuar me Kanye West.

(Kosova Sot Online)